“Nuk e njoh këtë United, nuk shoh ‘luftë’ dhe karakter”, Rooney hap shpirtin

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester United, legjendari Wayne Rooney, është i zhgënjyer me performancat e ish-skuadrës së tij, por edhe me gjendjen e përgjithshme në klub. Duke folur për BBC, golashënuesi i 253 golave për klubin e Old Trafford foli hapur dhe tha se “nuk e njeh” këtë Manchester United. […]

“Nuk e njoh këtë United, nuk shoh ‘luftë’ dhe karakter”, Rooney hap shpirtin

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester United, legjendari Wayne Rooney, është i zhgënjyer me performancat e ish-skuadrës së tij, por edhe me gjendjen e përgjithshme në klub.

Duke folur për BBC, golashënuesi i 253 golave për klubin e Old Trafford foli hapur dhe tha se “nuk e njeh” këtë Manchester United.

“Tani për tani të gjithë janë ulur duke pritur që gjithçka të shembet”, ka thënë fillimisht Rooney.

Ai theksoi se pronarëve duhet t’u dërgohet një mesazh i qartë në lidhje me drejtimin që po merr klubi.

“Ky nuk është Manchester Unitedi, nuk e njoh këtë klub. Nuk i shoh futbollistët duke luftuar, nuk e shoh karakterin, dëshirën për të fituar, aftësinë”.

“Ajo që po i ndodh klubit nuk është e mirë. Ata nuk kanë fituar dy ndeshje radhazi që nga janari”, përfundoi legjenda e zhgënjyer.

Ndryshe, United po luan keq edhe këtë sezon, dhe në gjashtë ndeshjet e luajtura në Ligën Premier, ata kanë pësuar plot tre humbje, dhe janë në vendin e 14-të. /Telegrafi