Nuk kalon propozimi për Komisionin që mundëson votim të fshehtë
Dështon përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit The post Nuk kalon propozimi për Komisionin që mundëson votim të fshehtë appeared first on Albinfo.

Për herë të dhjetë të shtunën dështoi përpjekja e konstituimit të Kuvendit. Ashtu si të enjten, edhe seanca e sotme nisi me votimin për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë. Por mori vetëm 54 vota. Kryesuesi Avni Dehari e mbylli seancën për mungesë kuorumi. Seanca e radhës, të hënën në orën 10:00.
Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngelur pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Në seancën e sotme nuk kaloi propozimi i kryesuesit Avni Dehari për formimin e Komisionit zgjedhor për kryetarin e Kuvendit që do të mundësonte votim të fshehtë. Pas kësaj u ndërpre seanca.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt 2025 dhe ende nuk kemi Kuvend të konstituuar.
The post Nuk kalon propozimi për Komisionin që mundëson votim të fshehtë appeared first on Albinfo.