Nuk mbaron me Tonalin, Newcastle transferon yllin e Milanit për 70 milionë euro
Newcastle përsëri për shopping në Milano. Sandro Tonali bëri bujë të madhe në verën e vitit 2023, kur nga Milani u transferua te Newcastle për rreth 70 milionë euro. Duket se historia do të përsëritet edhe verën e ardhshme, pasiqë klubi anglez synon t’ia rrëmbejë Milanit edhe një tjetër yll. Sipas raportimeve të fundit, Newcastle […]

Newcastle përsëri për shopping në Milano.
Sandro Tonali bëri bujë të madhe në verën e vitit 2023, kur nga Milani u transferua te Newcastle për rreth 70 milionë euro.
Duket se historia do të përsëritet edhe verën e ardhshme, pasiqë klubi anglez synon t’ia rrëmbejë Milanit edhe një tjetër yll.
Sipas raportimeve të fundit, Newcastle është e interesuar për transferimin e Tijjani Reijnders.
Reijnders po shkëlqen këtë sezon me Rosonerët duke realizuar 11 gola dhe 3 asistime në 34 ndeshje të luajtura.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, disa gjigantë europian synojnë afrimin e holandezit, ndërsa drejtuesit e Newcastle janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e tij.
Mbetet ta shohim nëse Milani do të tundohet nga oferta e Newcastle në verë.