Numri i fundit i revistës “MBROJTËSI” i kushtohet Afrim Bunjakut – Hero i Kosovës

Numri i fundit i revistës zyrtare të Policisë së Kosovës, “MBROJTËSI”, i është kushtuar Afrim Bunjakut – Hero i Republikës së Kosovës. Polici Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit, ndërsa u sulma me armë nga grupi terrorist serb të cilët janë futur nga territori i Serbisë. Në orët e para

Numri i fundit i revistës “MBROJTËSI” i kushtohet Afrim Bunjakut – Hero i Kosovës

Numri i fundit i revistës zyrtare të Policisë së Kosovës, “MBROJTËSI”, i është kushtuar Afrim Bunjakut – Hero i Republikës së Kosovës.

Polici Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit, ndërsa u sulma me armë nga grupi terrorist serb të cilët janë futur nga territori i Serbisë.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit të vitit 2023, rreth orës 03:00, një patrullë policore u sulmua nga persona të armatosur, të cilët bllokuan rrugën dhe qëlluan në drejtim të automjetit policor, duke shkaktuar vdekjen e rreshterit Bunjaku dhe plagosjen e dy kolegëve të tij.

Për më shumë, shfletoni revistën zyrtare: