Oda Amerikane dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore takohen me komunitetin e biznesit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar takim me drejtorin Menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berishën dhe komunitetin e biznesit, me të cilin diskutuan rolin e institucionit që ai drejton në lehtësimin e qasjes në financa dhe planet strategjike për fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Bëhet e ditur

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar takim me drejtorin Menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berishën dhe komunitetin e biznesit, me të cilin diskutuan rolin e institucionit që ai drejton në lehtësimin e qasjes në financa dhe planet strategjike për fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Bëhet e ditur se gjatë diskutimit, Berisha theksoi kontributin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore gjatë nëntë viteve të fundit, ku sipas tij, totali i portofolios së kredive të garantuara nga Fonti ka arritur në 850 milionë.
“Ai shprehu besimin e tij se kjo shifër do të kalojë 1 miliard euro deri në fund të vitit. Aktualisht, vlera e garancive aktive është 139 milionë euro, duke reflektuar një rritje prej 17% gjatë vitit të kaluar”.
“Berisha elaboroi gjithashtu dritaret aktuale garantuese të Fondit, duke përfshirë ato të krijuara për të mbështetur gratë ndërmarrëse, startupet dhe investitorët e diasporës. Duke theksuar angazhimin e Fondit për rritjen e mëtejme të qasjes në financa, ai mirëpriti kontributin e bizneseve të pranishme për dritaret e reja të mundshme të garancisë që mund të adresojnë më mirë nevojat e ndërmarrjeve që kërkojnë kredi”, thuhet në njoftim
Më tej, Oda Amerikane tha se mbetet e përkushtuar në nxitjen e dialogut në mes sektorit privat dhe institucioneve kryesore financiare për të siguruar një mjedis biznesi me mbështetës dhe të orientuar drejt rritjes.