OKB: Më shumë se gjysmë milioni palestinezë janë kthyer në Gazën veriore në shtatë ditë
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka raportuar se “më shumë se 565 mijë njerëz kanë kaluar nga jugu në veri të Gazës që nga 27 janari”. Duke cituar Zyrën e Koordinimit të Çështjeve Humanitare (OCHA), zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric, gjatë një konference për media gjithashtu raportoi se “më shumë se 45 [...]Read More...

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka raportuar se “më shumë se 565 mijë njerëz kanë kaluar nga jugu në veri të Gazës që nga 27 janari”.
Duke cituar Zyrën e Koordinimit të Çështjeve Humanitare (OCHA), zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric, gjatë një konference për media gjithashtu raportoi se “më shumë se 45 mijë njerëz janë vëzhguar duke lëvizur nga veriu në jug” të Rripit të Gazës.
Dujarric theksoi se OKB-ja dhe partnerët e saj në terren “po punojnë për të zbutur ndikimin e shkatërrimit të gjerë të infrastrukturës kritike të ujit, kanalizimeve dhe higjienës që ka ndodhur në të gjithë Rripin e Gazës”.
I pyetur në lidhje me urdhrin ekzekutiv kërcënues të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe për të bllokuar fondet për agjencinë e ndihmës së OKB-së për Gazën (UNRWA), Dujarric tha se “padyshim do të vështrohet çfarë po nënshkruhet”.
“Por SHBA-ja do të marrë vendimin që do të marrë. Kjo nuk ndryshon qëndrimin tonë mbi rëndësinë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut”, tha ai.
Duke e përshkruar urdhrin ekzekutiv si “diçka që është shumë e re”, Dujarric afirmoi se vendimi nuk do të ndryshojë “angazhimin e OKB-së për të mbështetur UNRWA-në në punën e saj, si dhe në atë për ofrimin e shërbimeve kritike për palestinezët nën juridiksionin dhe mandatin e saj”.
Financimi i SHBA-së për UNRWA-në u pezullua në vitin 2024 nën administratën e ish-presidentit Joe Biden pasi Izraeli akuzoi 12 nga mijëra punonjës të UNRWA-së në Gaza se ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit 2023.
Mes një hetimi të pretendimeve, të paktën 16 vende, përfshirë SHBA-në, ndaluan ose pezulluan fondet për agjencinë dhe punën e saj të ndihmës për popullsinë e goditur nga uria e Gazës. Por shumica e donatorëve kryesor riflluan ndihmën pasi një rishikim i pavarur i UNRWA-së zbuloi se Izraeli nuk kishte ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.
UNRWA-ja u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbi 70 vjet më parë për të ndihmuar palestinezët që u zhvendosën me forcë nga toka e tyre.