OKB: Njerëzit në Gaza po vrasin njëri-tjetrin për ujë

Luftimet po shpërthejnë në Gaza pasi furnizimet me ushqime po mbarojnë, ka njoftuar një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ndërsa bllokada totale e linjave të furnizimit të Gazës nga Izraeli hyn në ditën e saj të 60-të. Që nga 2 marsi, Izraeli ka ndërprerë plotësisht furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës dhe [...]Read More...

OKB: Njerëzit në Gaza po vrasin njëri-tjetrin për ujë

Luftimet po shpërthejnë në Gaza pasi furnizimet me ushqime po mbarojnë, ka njoftuar një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ndërsa bllokada totale e linjave të furnizimit të Gazës nga Izraeli hyn në ditën e saj të 60-të.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ndërprerë plotësisht furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës dhe rezervat ushqimore të grumbulluara gjatë një armëpushimi në fillim të këtij viti janë zhdukur.

Bëhet e ditur se kjo është bllokada më e gjatë me të cilën është përballur ndonjëherë Rripi i Gazës, përcjell Telegrafi.

Palestinezët dhe zyrtarët e ndihmës thanë se të paktën pesë grabitje kishin ndodhur në të gjithë enklavën ditën e kaluar.

Olga Cherevko, një punonjëse me zyrën humanitare të OKB-së (OCHA) në qytetin e Gazës, tha se dhuna në komunitet mbi furnizimet ishte rritur.