OKB: Rritje alarmante e dhunës ndaj fëmijëve në Haiti

OKB-ja ka denoncuar rritjen e dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Haiti. Vendi përballet me dhunën e bandave që kontrollon 85% të kryeqytetit. “Rritja e tmerrshme e dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Haiti po i kthen trupat e tyre në një fushë beteje,” deklaroi James Elder, një përfaqësues i Unicef-it nga Gjeneva, duke akuzuar bandat e armatosura [...]Read More...

OKB: Rritje alarmante e dhunës ndaj fëmijëve në Haiti

OKB-ja ka denoncuar rritjen e dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Haiti. Vendi përballet me dhunën e bandave që kontrollon 85% të kryeqytetit.

“Rritja e tmerrshme e dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Haiti po i kthen trupat e tyre në një fushë beteje,” deklaroi James Elder, një përfaqësues i Unicef-it nga Gjeneva, duke akuzuar bandat e armatosura se i nënshtrojnë fëmijët dhe i dhunojnë.

Vetëm në vitin 2024 rekrutimi i fëmijëve nga grupet e armatosura u rrit me 70%.

“Tani për tani, gati gjysma e anëtarëve të grupeve të armatosura janë fëmijë — disa prej të cilëve janë vetëm tetë vjeç,” ka thënë më tej Elder.