“S’ke çka i këqyrë, je humbës i madh”- Lushaku e LDK’së i reagon Kurtit pas korrigjimit të hartës
Deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu tha sot se shternjtimi i jetës së qytetarëve të Kosovës është “dhuratë” nga qeverisja e Albin Kurtit. Të hënën, Lushaku-Sadriu tha se derisa çmimet po shtrenjtohen, Kurti po merret me analiza të hartave duke iu referuar korrigjimit nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje të gabimit në

Deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu tha sot se shternjtimi i jetës së qytetarëve të Kosovës është “dhuratë” nga qeverisja e Albin Kurtit.
Të hënën, Lushaku-Sadriu tha se derisa çmimet po shtrenjtohen, Kurti po merret me analiza të hartave duke iu referuar korrigjimit nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje të gabimit në një hartë të rezultatit të zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
SHTREJTIMI I KOSTOS SË JETËS ËSHTË DHURATË NGA ALBINI!
Çmimet në qiell; rryma 165% ma shtrejt u bë në mandat të tij e me leje të tij, e ai hala tu u marr me analizë të hartave.
S’ke çka i kqyrë hartat; je humbësi më i madh, që fatkeqësisht asnjë veprim se merr në interes të qytetarëve, por të Martinave tu!