Orët e fundit për paqen në Gaza/ Hamas përballë ultimatumit të Trump

Grupi militant Palestinez Hamas do duhet të jap këtë të diel përgjigjen e tij përfundimtare për planin e paqes në Gaza, plan ky  me 20 pika i propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump. Tryeza e Negociatave do të mbahet në  Kryeqytetin e Egjiptit atje ku janë mbledhur negociatorët e Hamas, i dërguari i Trump për [...]Read More...

Orët e fundit për paqen në Gaza/ Hamas përballë ultimatumit të Trump

Grupi militant Palestinez Hamas do duhet të jap këtë të diel përgjigjen e tij përfundimtare për planin e paqes në Gaza, plan ky  me 20 pika i propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Tryeza e Negociatave do të mbahet në  Kryeqytetin e Egjiptit atje ku janë mbledhur negociatorët e Hamas, i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff dhëndri i kreut të Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner. Delegacioni Izraelit kryesohet nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, një ndër njerëzit më të besuar të Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti Amerikan Donald Trump publikoi në Truth Social një hartë që tregon tërheqjen që do të ndodhë nga Ushtria Izraelite menjëherë sapo Hamas të pranojë marrëveshjen dhe të dorëzojë 48 pengjet ku mes tyre janë 20 persona të gjallë dhe trupat e pajetë të 28 të tjerëve.

Donald Trump deklaroi se Ushtria Izraelite do të kufizojë ushtrinë e tyre në Gaza në një gjerësi prej 3500 kilometrash në veri, nga 1500 deri në 6500 kilometra në pjesën anësore të enklavës palestineze dhe 2000 deri në 2500 metra në jug të saj.

Pasi tha se Izraeli do të tërheq ushtrinë e tyre menjëherë nga disa zona të rripit të Gazës, kreu i Shtëpisë së Bardhë publikoi edhe pamje nga protestat në Tel Aviv duke shtuar kështu presionin mbi kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu që të pranojë sa më parë një marrëveshje paqeje në Gaza. Protestuesit mbanin pankarta që thonin se koha për paqe është o tani o kurrë.
Hamas ka një ultimatum për të dhënë përgjigjen finale mbi pranimin e planit të armëpushimit deri në mesnatën e kësaj të diele. Grupi militant, i cili tha se do të pranonte të lironte të gjitha pengjet ka kërkuar negociata me administratën Trump mbi disa pika sa I përket qeverisjes së Gazës pas përfundimit të luftës.

Ministrat e Jashtëm të Katarit, Jordanise, Emirateve te Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Egjiptit, indonezise Pakistatin dhe Turqise pergezuan Hamas per pranimin e pjesshëm të marrëveshjes qe do të sillte lirimin e pengjeve dhe do t’i hapte mundësi vendosjes së paqes në Enklavën Palestineze. Këta ministra vlerësuan gjithashtu thirrjet që Trump bëri që Izraeli të ndalë menjëherë bombardimet në Gaza, pasi të shtunën u vranë mbi 65 palestinezë.

Lufta në Lindjen e Mesme nisi më 7 tetor të vitit 2023 pas sulmit terrorist të Hamas nga Izraelit ku u vranë 1200 izraelit dhe u morën peng 251 persona.

Pas këtij sulmi terrorist Izraeli nisi inkursionin e tij ushtarak ne Gaza ku deri më tani janë vrarë mbi 61 mijë palestinezë./abcnews.al