Osmani në “X”, thotë se Leotrimi ishte një nga 1,133 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në platformën X”, për shtatoren e ngritur për Leotrim Ahmetin në Skenderaj, 7-vjeçari që u vra nga forcat serbe në vitin 1998. Osmani ka thënë se ai është një nga 1,133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë. “Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeç kur u vra nga […]

Osmani në “X”, thotë se Leotrimi ishte një nga 1,133 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në platformën X”, për shtatoren e ngritur për Leotrim Ahmetin në Skenderaj, 7-vjeçari që u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Osmani ka thënë se ai është një nga 1,133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeç kur u vra nga forcat e Millosheviqit në vitin 1998. Ai është një nga 1133 fëmijët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sot për nder të tij në Skenderaj është ngritur shtatorja. Ne qëndrojmë me familjen e tij – dhe çdo familje të plagosur nga humbja e fëmijëve të tyre të çmuar. Jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Leotrim Ahmeti was only seven when he was killed by Milosevic’s forces in 1998. He is one of the 1,133 innocent children killed during the last war in Kosovo.

Today, a statue was erected in Skenderaj in his honor. We stand with his family—and every family scarred by the loss of…

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 18, 2024