Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit që la mijëra të vde*kur
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mijë e 644, thotë udhëheqja ushtarake e vendit, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 3 miëj e 408, me 139 të zhdukur. E presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit. Osmani

Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mijë e 644, thotë udhëheqja ushtarake e vendit, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 3 miëj e 408, me 139 të zhdukur.
E presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit.
Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi.
“Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë”, ka shkruar e para e vendit në X.
The Republic of Kosovo stands in solidarity with the people of Thailand and Myanmar following the devastating earthquake that struck both countries.
We extend our deepest condolences to the families of the victims and to all those affected by this tragedy. May they find strength…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 29, 2025