​Osmani udhëton për në Shqipëri për të përfaqësuar Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Durrës, në kuadër të iniciativës Brdo-Brijuni. Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj si nikoqir i

​Osmani udhëton për në Shqipëri për të përfaqësuar Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Durrës, në kuadër të iniciativës Brdo-Brijuni.

Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj si nikoqir i takimit në Durrës.

“Me temë: “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”, takimi i këtij viti do të fokusohet në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me fokus në Planin e Rritjes së Rajonit të propozuar nga Bashkimi Evropian”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Iniciativa Brdo-Brijuni, synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t`i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.