Pacolli falenderon qytetarët për përkrahjen: Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje!

Kandidati për deputet nga rradhët e listës “Koalicioni për Familjen”, Selim Pacolli përmes një postimi në Facebook ka falenderuar të gjithë qytetarët për përkrahjen. Ai ka thënë se fjala “faleminderit” është e vogël për të shprehur mirënjohjen që ka për gjithësecilin, raporton Gazeta10. Pacolli ka shtuar se do të jap maksimumin për ta përfaqësuar denjësisht

Pacolli falenderon qytetarët për përkrahjen: Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje!

Kandidati për deputet nga rradhët e listës “Koalicioni për Familjen”, Selim Pacolli përmes një postimi në Facebook ka falenderuar të gjithë qytetarët për përkrahjen.

Ai ka thënë se fjala “faleminderit” është e vogël për të shprehur mirënjohjen që ka për gjithësecilin, raporton Gazeta10.

Pacolli ka shtuar se do të jap maksimumin për ta përfaqësuar denjësisht dhe për të mbrojtur çdo interes dhe shqetësim të qytetarit në Parlamentin e Republikës tonë.

“Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje! Pa ju, kjo do të ishte një mision i pamundur, dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për çdo hap që kemi bërë së bashku”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10