Nga sot nis pagesa e ndihmave sociale për muajin gusht

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton se sot, më 4 shtator, ka nisur pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin gusht.
Përfituesit me kartelë debitore mund t’i tërheqin paratë në bankomat ose t’i përdorin për pagesa në dyqane dhe përmes shërbimeve elektronike e mobile të bankave.
Ata që nuk kanë kartelë bankare mund t’i tërheqin paratë nga sot në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



