Pajisjet për KQZ-në, ambasada gjermane: Mbështetje për sigurimin e qetë të zgjedhjeve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar pasi që sot ata i kanë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke thënë se kjo është një mbështetje që do të ndihmojë në sigurimin e proceseve të qetë zgjedhore që do të zhvillohet me 9 shkurt. Nga ambasada

Pajisjet për KQZ-në, ambasada gjermane: Mbështetje për sigurimin e qetë të zgjedhjeve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar pasi që sot ata i kanë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke thënë se kjo është një mbështetje që do të ndihmojë në sigurimin e proceseve të qetë zgjedhore që do të zhvillohet me 9 shkurt.

Nga ambasada është theksuar edhe se dorëzimin e ka bërë ambasadori gjerman Rohde së bashku me Ushtruesen e Detyrës së Shefit të Misionit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Connie Taylor.

‘‘Keni dashur ndonjëherë ta shihni demokracinë në veprim? Sot, ambasadori Rohde, së bashku me Ushtruesen e Detyrës së Shefit të Misionit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Connie Taylor, i kanë dorëzuar KQZ-së serverët dhe pajisjet e tjera në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Kjo mbështetje do të ndihmojë në sigurimin e proceseve të qetë zgjedhore në Kosovë. Falënderim i veçantë Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Radoniqi për mirëseardhjen!’’, ka shkruar se ambasada.