Pamje- Grupi i famshëm në “TikTok” ku ligjëronin për islam të dyshuarit e arrestuar sot në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika
Një aksion i gjerë policor u zhvillua mëngjesin e sotëm në Kacanik. Aksioni kishte për qëllim hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve në lidhje me planifikimin dhe vrasjen e zyrtarit policor, rreshterit Muhamed Lika. Nga ky aksion u arrestuan shtatë persona të dyshimtë, në mesin e tyre një i r ii cili sot mbushi 18 […]

Një aksion i gjerë policor u zhvillua mëngjesin e sotëm në Kacanik.
Aksioni kishte për qëllim hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve në lidhje me planifikimin dhe vrasjen e zyrtarit policor, rreshterit Muhamed Lika.
Nga ky aksion u arrestuan shtatë persona të dyshimtë, në mesin e tyre një i r ii cili sot mbushi 18 vjeç, një ish-pjesëtar i FSK-së si dhe djali i një zyrtari policor kufitar.
E të arrestuarit në këtë rast disa nga ta dyshohet se shpërndanin edhe pamflete për thirrje terroriste.
Disa nga ta ishin arrestuar edhe në lidhje me djegien e objektit të Gjykatës së Ferizajt- Dega në Kaçanik.
Gazmend Hoxha njoftoi se mbetet të shihet se çfarë dihet për të arrestuarit, por se dyshohet se disa nga ta ishin edhe më herët të arrestuar si grup kriminal.
“Mbetet të shihet back-roundi i tyre pasi disa prej tyre kanë qenë të arrestuar më herët, pra të shihet se çfarë dihet. Disa kanë qenë të arrestuar më herët për prirje ekstremiste, për çështjen e terrorizmit duhet të shohim pastaj pasi hetimet duhet vazhduar, por janë persona të dyshimtë e të rrezikshëm që dyshohet se kanë kryer këtë vrasje e kanë bërë edhe organizime të tjera”, tha ai, shkruan
“Nga ajo që kemi deri më tani, nuk kemi ndonjë provë që grupi lidhet me ISIS-in apo ndonjë organizatë ekstremiste”, ka deklaruar kryeprokurori Burim Çerkini gjatë konferencës për media.
E në media tashmë janë publikuar edhe emrat e disa prej tyre që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.
Sipas Indeksonline të arrestuarit në këtë rast janë: Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Qaka.
I dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit është Rejan Bela, 18-vjeç, i cili dyshohet se e ka kryer krimin në moshën 17-vjeçare. Ndërkohë raportimeve të para nga ky rast organizatori i këtij grupi ekstremist është vëllai i tij, Haki Bela.
E në rrjetin social “Tiktok” qytetarët kanë pasur mundësinë që shpesh herë të shohin video ku fytyrat kryesore ishin pikërisht nga të arrestuarit e sotëm.
Të njëjtit shfaqeshin duke “ligjëruar” e duke mbajtur fjalime që sipas tyre lidhen me fenë dhe besimin islam.
Të njëjtit dyshohen si të dyshuar me të kaluar kriminale, të cilët pritet të hetohen tutje nga organet kompetente.