Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital

Papa Françesku u ka bërë thirrje katolikëve që të luten për të, teksa vazhdon të trajtohet në spital për pneumoni të dyfishtë. Kreu i Selisë së Shenjtë nuk ka mundur t’i drejtojë lutjet tradicionale të së dielës për të dytën javë me radhë. Mirëpo, përmes një mesazhi të shkruar në ditët e fundit, ai ka [...]Read More...

Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital

Papa Françesku u ka bërë thirrje katolikëve që të luten për të, teksa vazhdon të trajtohet në spital për pneumoni të dyfishtë.

Kreu i Selisë së Shenjtë nuk ka mundur t’i drejtojë lutjet tradicionale të së dielës për të dytën javë me radhë.

Mirëpo, përmes një mesazhi të shkruar në ditët e fundit, ai ka thënë se është duke vazhduar trajtimin “në vazhdimësi dhe bindshëm” në Spitalin Gemelli të Romës.

Ky mesazh vjen pasi Vatikani ka bërë të ditur të shtunën se gjendja e 88-vjeçarit vazhdon të jetë kritike.

Në mesazhin e së dielës, Papa i ka falënderuar mjekët dhe punëtorët shëndetësorë në spital, si dhe ata që i kanë uruar shëndet.

“Në ditët e fundit kam pranuar shumë mesazhe dashamirëse, dhe jam emocionuar sidomos nga vizatimet e fëmijëve”, ka shkruar ai.

“Faleminderit për afërsinë dhe për lutjet që kam pranuar prej gjithë botës dhe ju kërkoj të luteni për mua”.

Ai është shtruar në spital më 14 shkurt, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.

Ai është më i rrezikuar nga infektimi në mushkëri për shkak të infeksioni që ka pasur në rini, që ka rezultuar me heqjen e një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare.

Papa ka kërkuar që publiku të informohet për shëndetin e tij, prandaj Vatikani ka lëshuar njoftime në baza ditore.

Papa e ka shfrytëzuar mesazhin e tij të dielën edhe për të përmendur përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë – që shënohet të hënën – dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i kujtojnë viktimat e konflikteve të armatosura dhe të luten për “dhuratë paqeje në Palestinë, Izrael, në Lindje të Mesme, në Mianmar, në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudan”./REL