Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit për shkak të bronkitit
Papa Françesku ka ndërprerë fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit pasditen e dielës për shkak të bronkitit. “Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa dhe i bëri thirrje ndihmësit të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin e tij, i cili iu kushtua forcave të armatosura si mbrojtëse të paqes. Mesazhi i [...]Read More...

Papa Françesku ka ndërprerë fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit pasditen e dielës për shkak të bronkitit.
“Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa dhe i bëri thirrje ndihmësit të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin e tij, i cili iu kushtua forcave të armatosura si mbrojtëse të paqes.
Mesazhi i Papës për ushtarët katolikë është “të mos kultivojnë një frymë që favorizon konfliktet e luftës”.
Dy ditë më parë, Françesku, për shkak të problemeve të frymëmarrjes, vendosi të ndërpresë takimet e tij zyrtare në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe zgjodhi si vend alternativ hostelin Shën Marta, brenda Vatikanit, ku banon./abcnews.al