Papa Françesku: Planet e Trump kundër emigracionit do të ishin një “turp”
Disa orë përpara se Donald Trump të inaugurohet si president i SHBA-së, Papa Françesku kritikoi planet e tij për të goditur emigracionin pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë me programin italian ‘’Che Tempo Che Fa’’, Papa u pyet për planet e Trump për të kryer deportime masive pasi të kthehet [...]Read More...

Disa orë përpara se Donald Trump të inaugurohet si president i SHBA-së, Papa Françesku kritikoi planet e tij për të goditur emigracionin pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Në një intervistë me programin italian ‘’Che Tempo Che Fa’’, Papa u pyet për planet e Trump për të kryer deportime masive pasi të kthehet në detyrë.
Papa tha se nuk kishte folur me Trump që nga mandati i tij i parë, por nëse është e vërtetë se ai dëshiron të dëbojë emigrantët e paligjshëm “do të jetë turp, sepse do t’i bënte të mjerët të paguajnë çmimin e çekuilibrit shoqëror”.
“Kjo nismë e Trump-it uk është e drejtë. Nuk zgjidhen gjërat kështu”, deklaroi Papa.
Trump do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara sot në Uashington.
Sipas raporteve nga Shtetet e Bashkuara, ai ishte gati të nënshkruante një sërë urdhrash ekzekutivë që nga dita e parë, me fokus të veçantë në masat kundër imigracionit.