Papa i ri “lakuriq“/ Konklava në 7 maj, Vatikani nuk porosit rroba për Papën

Konklava për Papën po afrohet, por Vatikani ende nuk ka porositur veshjen për pasardhësin e Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill. Kjo ëhstë hera e parë në 46 vjet, që selia e shenjtë e kishës katolike nuk ka porositur veshjen e re, të paktën nga dy rrobaqepësit më të njohur të PAPËVE. Vatikani [...]Read More...

Papa i ri “lakuriq“/ Konklava në 7 maj, Vatikani nuk porosit rroba për Papën

Konklava për Papën po afrohet, por Vatikani ende nuk ka porositur veshjen për pasardhësin e Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill.

Kjo ëhstë hera e parë në 46 vjet, që selia e shenjtë e kishës katolike nuk ka porositur veshjen e re, të paktën nga dy rrobaqepësit më të njohur të PAPËVE.

Vatikani porosit tre veshje për udhëheqësin e ri të Kishës Katolike: Një masë të vogël, një të mesme dhe një të madhe, në varësi të trupit të atit të shenjtë.

Megjithatë, fakti që porosia ende nuk ka mbërritur nuk e ka ndaluar Ranieri Mancinelli, i cili hapi rrobasqepësinë e tij kishtare pranë Vatikanit në vitet 1960.

Ai po bën tre beshje të thjeshta të bardha në stilin e thjeshtë të Papa Françeskut  për çdo rast.

Ndërkohë rrobaqepësia tjetër kishtare, Gammarelli ka një gjurmë dokumentesh që tregon se ka marrë porosi për veshje për çdo konklavë që nga fillimi i shekullit të 20-të dhe ndoshta shumë më gjatë, edhe pse këtë herë, diçka e tillë nuk ka ndodhur

Herën e fundit që nuk mbërriti asnjë urdhër ishte tetori i vitit 1978, kur u mbajt një konklavë për të zgjedhur një pasardhës të Papa Gjon Palit I, i cili vdiq pas 33 ditësh si papë, sipas Lorenzo Gammarelli, i cili përfaqëson brezin e gjashtë që drejton biznesin.

Sipas mediave italiane porosia nuk ëhstë bërë ende, pasi Vatikani tashmë ka shumë mundësi në dispozicion dhe po nderon mesazhin e Papa Françeskut për qëndrueshmëri mjedisore dhe ekonomike.

Për daljen e parë publike të një pape në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit, veshja bazë është rroba e bardhë prej leshi e qepur me dorë me pelerinë të bardhë dhe mëngë të gjera mëndafshi./abcnews.al