Pas Kinës edhe Kanadaja u përgjigjet tarifave reciproke të Trump/ 25% për importet e automjeteve nga SHBA

Kanadaja ka filluar të vendosë një tarifë prej 25% për importet e caktuara të automjeteve nga SHBA, duke u kundërpërgjigjur kështu tarifave të ngjashme të vendosura më herët nga SHBA. Tarifat ose taksat e importit do të paguhen nga kanadezët që blejnë disa makina ose pjesë të tyre nga SHBA. Duke konfirmuar se taksat e [...]Read More...

Pas Kinës edhe Kanadaja u përgjigjet tarifave reciproke të Trump/ 25% për importet e automjeteve nga SHBA

Kanadaja ka filluar të vendosë një tarifë prej 25% për importet e caktuara të automjeteve nga SHBA, duke u kundërpërgjigjur kështu tarifave të ngjashme të vendosura më herët nga SHBA.

Tarifat ose taksat e importit do të paguhen nga kanadezët që blejnë disa makina ose pjesë të tyre nga SHBA. Duke konfirmuar se taksat e reja do të zbatoheshin pas mesnatës së të mërkurës, ministri kanadez i financave Francois-Philippe Champagne tha se vendi i tij po i përgjigjej tarifave “të pajustifikuara dhe të paarsyeshme” të vendosura nga Donald Trump.

Pas kthimit në pushtet, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një sërë taksash, të cilat zbatohen globalisht dhe synojnë në mënyrë specifike disa nga partnerët e tij kryesorë tregtarë, përfshirë Kanadanë. Ai pretendon se ata do të adresojnë padrejtësinë në tregtinë globale./abcnews.al