Pas të mërkurës, temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius

Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditën e nesërme kemi intervale me diell, mirëpo pritet të ketë edhe riga lokale shiu”. Ai tha në T7 se nga e mërkura priten temperatura “tepër të larta” për këtë periudhë. “Prej ditës së mërkurë e kemi një mot pak më të mirë, temperatura tepër të larta. Madje ka gjasa

Pas të mërkurës, temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius

Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditën e nesërme kemi intervale me diell, mirëpo pritet të ketë edhe riga lokale shiu”.

Ai tha në T7 se nga e mërkura priten temperatura “tepër të larta” për këtë periudhë.

“Prej ditës së mërkurë e kemi një mot pak më të mirë, temperatura tepër të larta. Madje ka gjasa – këtu në grafikë e kemi deri në 22-22 gradë celsius, por ka gjasa deri në 25 me mbërri vende-vende, sidomos ndoshta pjesët e Dukagjinit”, tha Mendim Rugova.

“Orëve të mbrëmjes pritet ndoshta ndonjë rigë lokale shiu. Ditën e enjte dhe të premte kemi mandej pak më shumë mundësi që të kemi të reshura”, tha ai.

Të shtunën, ai tha se pritet një rënie e temperaturave.