Pasholli: Kërkojmë formimin e një komision me vëzhgim ndërkombëtar për rastin e Koçanit
Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli, ka njoftuar se grupi i tyre parlamentar kërkon të formohet një komision me vëzhgim ndërkombëtar për rastin e Koçanit. Siç u shpreh ajo, grupi parlamentar i Frontit Europian urgjentisht kërkon që të krijohet komision parlamentar me vëzhgim ndërkombëtar për hetimin e, siç thonë drejtësisë selektive në tragjedinë e Koçanit. […] The post Pasholli: Kërkojmë formimin e një komision me vëzhgim ndërkombëtar për rastin e Koçanit appeared first on InfoShqip.com.

Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli, ka njoftuar se grupi i tyre parlamentar kërkon të formohet një komision me vëzhgim ndërkombëtar për rastin e Koçanit. Siç u shpreh ajo, grupi parlamentar i Frontit Europian urgjentisht kërkon që të krijohet komision parlamentar me vëzhgim ndërkombëtar për hetimin e, siç thonë drejtësisë selektive në tragjedinë e Koçanit.
Pasholli tha se do të kërkohet që Komisioni të vëzhgohet nga ndërkombëtarët.
“Ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent. Drejtësia selektive ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve”, tha Arbana Pasholli, deputete BDI/FE.
The post Pasholli: Kërkojmë formimin e një komision me vëzhgim ndërkombëtar për rastin e Koçanit appeared first on