Peja e Gjilani “shijojnë” hotelet, bie numri në Gjakovë e Prizren
Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2025. Në shkurt 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 51 795, prej tyre 46,3% ishin vendorë dhe 53,6% ishin të jashtëm. Sipas këtyre statistikave, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024 (sa ishin 50 134 vizitorë) kishte rritje

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2025.
Në shkurt 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 51 795, prej tyre 46,3% ishin vendorë dhe 53,6% ishin të jashtëm.
Sipas këtyre statistikave, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024 (sa ishin 50 134 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3,3%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 112 495, prej tyre 50,4% nga vendorët dhe 49,5% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 8 564 vizitorë dhe me 26 215 net-qëndrime.
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shkurt 2024), ka rënie të numrit të vizitorëve për 0,1%.
Në total 27 769 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj./