Për herë të 25-të, nis vazhdimi i seancës konstituive

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi prezencën e 104 deputetëve në sallën e Kuvendit. Deputetët janë mbledhur për herë të 25-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur

Për herë të 25-të, nis vazhdimi i seancës konstituive

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi prezencën e 104 deputetëve në sallën e Kuvendit.

Deputetët janë mbledhur për herë të 25-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.

Për herë të 25-të, nis vazhdimi i seancës konstituive
Read more