Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
Për herë të parë do të ketë fluturime direkte mes Prishtinës dhe Salzburgut. Këto fluturime do të nisin më 18 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 6 janar. Linja e re ajrore është rezultat i një peticioni të organizuar dhe nënshkruar nga studentë dhe bashkatdhetarë që jetojnë në Salzburg, qytete përreth dhe në Gjermani. […] The post Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë appeared first on Albinfo.

Për herë të parë do të ketë fluturime direkte mes Prishtinës dhe Salzburgut. Këto fluturime do të nisin më 18 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 6 janar.
Linja e re ajrore është rezultat i një peticioni të organizuar dhe nënshkruar nga studentë dhe bashkatdhetarë që jetojnë në Salzburg, qytete përreth dhe në Gjermani. Peticioni u dorëzua të hënën pranë Aeroportit të Salzburgut dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton albinfo.ch.
Sipas komunikimit të parë zyrtar të marrë sot nga Aeroporti i Salzburgut, fluturimet do të operohen nga kompania ajrore Eurowings. Biletat janë tashmë të disponueshme për rezervim. Aeroporti i Salzburgut ka bërë të ditur se çmimet aktualisht të larta në sistem janë për shkak të një çështjeje teknike dhe pritet që brenda disa ditësh të bëhen më të përballueshme.
Në varësi të interesimit dhe kërkesës së udhëtarëve, ekziston mundësia që këto fluturime të vazhdojnë edhe pas sezonit dimëror.
The post Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë appeared first on Albinfo.