Për katër orë, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar
KQZ: 21% e votuesve në diasporë votuan deri në orën 11:00 The post Për katër orë, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar appeared first on Albinfo.

Deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 persona apo 21.60 për qind e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë, për zgjedhjet parlamentare.
Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.
Më shumë votues janë paraqitur në Ambasadën e Kosovës në Bern të Zvicrës, ku 37.44 për qind e 967 votuesve të regjistruar në dy vendvotime në këtë ambasadë kanë votuar brenda këtyre katër orëve.
Ndërkaq, dalja më e ulët deri në orën 11:00 është regjistruar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku nga 55 votues të regjistruar kanë votuar vetëm 6 prej tyre apo 10.91 për qind.
Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.
The post Për katër orë, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar appeared first on Albinfo.