Përditësohen të dhënat e numërimit të votave me postë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, derisa sipas të dhënave deri sot në ora 16:00, janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, të dielën pasdite

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, derisa sipas të dhënave deri sot në ora 16:00, janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.