“Perëndesha jonë në tokë”, urimi special i ish-kryeministrit për ditëlindjen e Lirie Berishës

Një ditë e veçantë kjo e mërkurë korriku për familjen Berisha. Liri Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes dhe një urim mjaft special ka ardhur për të nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kujtuar edhe 52-vjetorin e martesës së tyre. “Sot super festa e familjes tonë”, kështu e nis postimin e tij në “Facebook”, […] The post “Perëndesha jonë në tokë”, urimi special i ish-kryeministrit për ditëlindjen e Lirie Berishës appeared first on Newsbomb Albania.

“Perëndesha jonë në tokë”, urimi special i ish-kryeministrit për ditëlindjen e Lirie Berishës

Një ditë e veçantë kjo e mërkurë korriku për familjen Berisha. Liri Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes dhe një urim mjaft special ka ardhur për të nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kujtuar edhe 52-vjetorin e martesës së tyre.

“Sot super festa e familjes tonë”, kështu e nis postimin e tij në “Facebook”, ish-kryeministri Berisha i cili uron partneren e tij prej 52-vitesh për ditëlindje, ditëlindje e cila sipas tij festohet më shumë në familjen e tyre.

Gjithashtu, ai nuk nguron t’i shprehë mirënjohjen e thellë bashkëshortes së tij, e cila me dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat ka qenë mbështetja e tyre e jashtëzakonshme.

“Sot super festa e familjes tonë!

Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan Berisha, krah fotos së rinisë.

 

The post “Perëndesha jonë në tokë”, urimi special i ish-kryeministrit për ditëlindjen e Lirie Berishës appeared first on Newsbomb Albania.