Përfundon numërimi i mbi 47% të votave me postë, këto janë rezultatet aktuale
Deri në orën 16:00 janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti apo 47.34%, që i përkasin shtetasve të Kosovës, të cilët i kanë dërguar votat e tyre me postë. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të këtyre fletëvotimeve ndërsa sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka 14,432 vota (51.34%), […] The post Përfundon numërimi i mbi 47% të votave me postë, këto janë rezultatet aktuale appeared first on Albinfo.

Deri në orën 16:00 janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti apo 47.34%, që i përkasin shtetasve të Kosovës, të cilët i kanë dërguar votat e tyre me postë.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të këtyre fletëvotimeve ndërsa sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka 14,432 vota (51.34%), Lidhja Demokratike e Kosovës ka 8,360 vota (29.74%), Partia Demokratike e Kosovës ka 2,283 vota (8.12%) dhe koalicioni AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët ka 1,167 vota (4.15%), transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotimet që i takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.
The post Përfundon numërimi i mbi 47% të votave me postë, këto janë rezultatet aktuale appeared first on Albinfo.