Përkujtohet Holokausti/ Të mbijetuar të krimeve të nazizmit rikthehen në Aushvic

Në ditën Ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, të mbijetuarit e kampit të Aushvicit u rikthyen krah liderëve botërorë në këtë kamp në përvjetorin e 80 të çlirimit të tij nga ushtarët sovjetikë. Janë 50 të mbijetuar nga ky kamp që janë ende gjallë që kanë udhëtuar këtë të hënë drejt Polonisë për të vendosur kurora me [...]Read More...

Përkujtohet Holokausti/ Të mbijetuar të krimeve të nazizmit rikthehen në Aushvic

Në ditën Ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, të mbijetuarit e kampit të Aushvicit u rikthyen krah liderëve botërorë në këtë kamp në përvjetorin e 80 të çlirimit të tij nga ushtarët sovjetikë.

Janë 50 të mbijetuar nga ky kamp që janë ende gjallë që kanë udhëtuar këtë të hënë drejt Polonisë për të vendosur kurora me lule atje. Në mesin e liderëve botërorë në këtë ceremoni morën pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, Mbreti Karli i tretë i Mbretërisë së Bashkuar, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Presidenti Polak Andrzej Duda dhe lider të tjerë. Izraeli ka dërguar në ceremoninë e këtij përvjetori, Ministrin e Arsimit.

Asnjëri prej këtyre liderëve nuk do të mbaj një fjalim në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë botë.  Kampi i torturës Aushvic u çlirua nga ushtarët sovjetikë 80 vite më parë, megjithatë në këtë ceremoni nuk u ftua presidenti rus Vladimir Putin.

Rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike  naziste  të diktatorit gjerman Adolf Hitlerit për shfarosjen e hebrenjve. Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet evropiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan me armë dhe u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Aushvic humbën jetën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet ekstreme në të cilat detyroheshin të punonin, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët. Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe romë.

Në kampin e torturimit të hebrenjeve Aushvic në momentin e çlirimit të tij u gjetën të gjallë 7 mijë persona./abcnews.al