Përmbyset autobusi në Etiopi, 25 viktima dhe 14 të plagosur
Një autobus është përmbys në një provincë të Etiopisë veriore duke shënuar 25 viktima dhe 14 persona të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Uolos Veriore, ku një autobus që po udhëtonte nga Kurba për në qytetin e Desit është përmbysur, sipas njoftimeve të policisë për FBC. Deri tani nuk janë dhënë detaje të [...]Read More...

Një autobus është përmbys në një provincë të Etiopisë veriore duke shënuar 25 viktima dhe 14 persona të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Uolos Veriore, ku një autobus që po udhëtonte nga Kurba për në qytetin e Desit është përmbysur, sipas njoftimeve të policisë për FBC. Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Etiopi, një vend me 120 milionë banorë, ku rrugët shpesh nuk mirëmbahen siç duhet. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, më shumë se 70 persona humbën jetën kur një kamion që transportonte punëtorë ra në një lumë, një tragjedi që ishte ndër më të rënda që ka goditur vendin që nga viti 2000.
Edhe pse Afrika ka vetëm 4% të flotës botërore të automjeteve, rreth 19% e vdekjeve nga aksidentet rrugore janë regjistruar në këtë kontinent, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndryshe nga shumë rajone të tjera, ku vdekshmëria nga aksidentet rrugore është ulur, numri i viktimave në Afrikë ka shënuar një rritje prej 17% gjatë periudhës 2010-2021.
/ abcnews.al