Përplasje e fortë në Maxhari: Autobusi përplaset me makinën, 63-vjeçarja përfundon në spital!

Përplasje e fortë në Maxhari: Autobusi përplaset me makinën, 63-vjeçarja përfundon në spital!

Aksidenti ndodhi në rrugën “Blagoja Stevkovski”, ndërsa pasagjerja e autobusit pësoi lëndime të rënda trupore.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen Maxhari të Shkupit, ku një autobus dhe një automjet janë përplasur.

Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur më 2 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Blagoja Stevkovski”.

Në përplasjen janë përfshirë një automjet “Chevrolet”, i drejtuar nga një 60-vjeçar nga fshati Pakoshevë i Komunës së Zelenikovës, dhe një autobus “Mercedes”, i drejtuar nga një 38-vjeçar nga Shkupi.

Nga përplasja, një pasagjere 63-vjeçare, e cila ndodhej në autobus, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ajo është dërguar për trajtim në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naum Ohridski”.

Ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizën në vendin e aksidentit, ndërsa po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.