Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington

Pianistja shqiptare nga Prishtina, Ardita Statovci, ishte pjesë e Konferencës së Parë të Washington Music Teachers Association (WMTA), e cila u mbajt më 27 shtator 2026 në Howard University në Washington D.C., përcjell albinfo.ch.
Statovci interpretoi në koncertin përmbyllës të konferencës, ku solli vepra për piano nga kompozitorë amerikanë. Aktiviteti mblodhi së bashku muzikantë, pedagogë dhe profesionistë të edukimit muzikor nga fusha të ndryshme.
Me një karrierë të zhvilluar në skenën ndërkombëtare, Statovci është aktive si pianiste soliste, muzikante e dhomës dhe pedagoge. Ajo ka studiuar në institucione prestigjioze, përfshirë Mozarteum Salzburg dhe Indiana University Bloomington, ku ka pasur mundësi të punojë edhe me pianistin e njohur Menahem Pressler.
Gjatë karrierës së saj, artistja nga Prishtina ka interpretuar në skena të rëndësishme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa paralelisht është angazhuar në edukimin dhe zhvillimin e pianistëve të rinj.
Pjesëmarrja e Ardita Statovcit në konferencën e parë të WMTA-së përbën një tjetër paraqitje të saj në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike dhe një mundësi për të prezantuar repertorin pianistk në një nga qendrat e rëndësishme kulturore të SHBA-së./Albinfo.ch
The post Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



