Plaçkitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, policia jep detaje
Në person nën kërcënimin e armës, dyshohet se ka grabitur një shumë parash në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në

Në person nën kërcënimin e armës, dyshohet se ka grabitur një shumë parash në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.
Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.