Po shkëlqen këtë sezon, Retegui pritet të transferohet te gjiganti italian

Te Juventus duken të bindur se do të humbasin sulmuesin serb Dusan Vlahovic verën e ardhshme. Ndaj, prej kohësh bardhezinjtë kanë nisur të kërkojnë një zëvendësues të denjë. Të gjithë ëndërrojnë ardhjen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, por duket se kostoja e lartë e këtij transferimi ka stepur bardhezinjtë. Për pasojë, orët e fundit kanë […]

Po shkëlqen këtë sezon, Retegui pritet të transferohet te gjiganti italian

Te Juventus duken të bindur se do të humbasin sulmuesin serb Dusan Vlahovic verën e ardhshme. Ndaj, prej kohësh bardhezinjtë kanë nisur të kërkojnë një zëvendësues të denjë.

Të gjithë ëndërrojnë ardhjen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, por duket se kostoja e lartë e këtij transferimi ka stepur bardhezinjtë. Për pasojë, orët e fundit kanë hedhur sytë nga Mateo Retegui.

Sulmuesi italian aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2028 me Atalanta, ku në 29 ndeshje në Serie A ka realizuar 22 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë. Pra, ai është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtori sportiv i Juventus, Giuntoli, ka intensifikuar bisedimet me Atalanta për lojtarin (kostoja është 45 milionë euro). Duket se Retegui do të jetë surpriza e merkatos së verës për Juventus.