Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 46-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin njoftuar se 46-vjeçari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

Për kërkimin e tij janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket 46-vjeçarit të raportuar të zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informata shtesë pritet të bëhen të ditura përmes raportit vijues të Policisë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.