Policia jep detaje për zjarrin tek objekti i ish “Kino ABC-së” në qendër të Prishtinës
Pas përfshirjes nga zjarri të ish-objektit të Kino ABC-së tek Qafa në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dalë me detaje. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se sot rreth orës 15;30 kanë pranuar një informacion për zjarr në një objekt në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Ahmeti tha për “Front Online”

Pas përfshirjes nga zjarri të ish-objektit të Kino ABC-së tek Qafa në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dalë me detaje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se sot rreth orës 15;30 kanë pranuar një informacion për zjarr në një objekt në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.
Ahmeti tha për “Front Online” se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia dhe po merren me rastin.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, deklaroi Ahmeti.