Policia kryen kontroll në një apartament në Lipjan, arreston tre persona

Tre persona janë arrestuar në Lipjan meqë pas një kontrolli në banesën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Zastava, një thikë dhe një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana). Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovësn shkruan gazeta online Reporteri.net. Ndaj të dyshuarve

Policia kryen kontroll në një apartament në Lipjan, arreston tre persona

Tre persona janë arrestuar në Lipjan meqë pas një kontrolli në banesën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Zastava, një thikë dhe një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovësn shkruan gazeta online

Ndaj të dyshuarve B. H, M. B,  dhe H. H, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë:

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.

Kësisoj, dje, në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan, policia duke u mbështetur në informacione të marra në rrugë operative, ka kryer kontrollin e një apartament, me ç’ rast ka arrestuar tre persona si dhe ka gjetur dhe sekuestruar;

Një revole të tipit Zastava, të kalibrit 6mm,
Një thikë, si dhe,
Një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

Ndaj të dyshuarve;

H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
M. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
H. H, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.