Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, KQZ, KFOR, OSBE, EULEX, zyrtarë të Ambasadës Amerikane, e të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë kanë mbajtur një takim të përbashkët, për të diskutuar planin operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë. Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në […] The post Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët për zgjedhjet e 9 shkurtit appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, KQZ, KFOR, OSBE, EULEX, zyrtarë të Ambasadës Amerikane, e të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë kanë mbajtur një takim të përbashkët, për të diskutuar planin operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, për ofrimin e sigurisë dhe mbarë-mbajtjes së procesit zgjedhor.
“Përveç tjerash, ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Policia e Kosovës ka inkurajuar qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet kompetente dhe të raportojnë për çdo rast të dyshimtë që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatën për media.
The post Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët për zgjedhjet e 9 shkurtit appeared first on Albinfo.