“Potpuri” promovon botimin e saj vjetor dhe mban një debat mbi mërgimin

“Potpuri” promovon botimin e saj vjetor dhe mban një debat mbi mërgimin

Çfarë ndodh me trupat që përjetojnë migrimin?

Çfarë kujtimesh mbartin ata me vete?

Çfarë janë trupat e punëtorëve…? Këto janë disa nga pyetjet që shtrohen dhe të cilave përpiqen tu japin një përgjigje pjesëmarrëset në një debat që organizon kolektivi “Potpuri” në Cyrih.

Pjesëmarrëse në panel janë aktivistja e njohur dhe punëtorja sociale Hava Shala bashkë me gjuhëtaren, studieuese e shkencave sociale dhe shkrimtaren Shpresa Jashari, shkruan albinfo.ch.

Kolektivi “Potpuri” me bazë në Zvicër dhe në Kosovë, i cili përbëhet nga të rinj aktivistë me prejardhje shqiptare dhe miq të tyre më 26 shtator do të mbajë një event në Helsinki Klub ne Cyrih.

Pjesë e aktivitetit do të jetë një diskutim në panel me aktivisten Hava Shala dhe studiuesen e gjuhësisë Shpresa Jashari, shkruan albinfo.ch.

Potpuri Launch Event ALB

 

Revista që boton ky kolektiv, edhe ajo me emërtimin “Potpuri”, është një botim vjetor i pavarur dhe trilingual, që synon të japë hapësirë ​​për zëra shpesh të përjashtuar nga mediat kryesore.

Praktika e saj editoriale bazohet në metoda kolektive dhe pjesëmarrëse, duke e rimenduar botimin si një praktikë materiale dhe të angazhuar shoqërisht. Përmes autorësisë së përbashkët dhe formateve të qasshme, revista synon të kontribuojë në një peizazh botues më gjithëpërfshirës dhe alternativ.

Programi i larmishëm i këtij aktiviteti fillon nga ora 16.00 ndërsa debati në panel nga ora 18.30. Pas debatit do të ketë edhe muzikë dhe vallëzim

 

 

 

The post “Potpuri” promovon botimin e saj vjetor dhe mban një debat mbi mërgimin appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.