Prattipati vlerëson Kushtetutën e Kosovës: Dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj demokracisë
E ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, ka thënë se Kushtetua e Kosovës është dëshmi e përkushtimit dhe udhërrëfyes që shërben si kujtesë e rrugëtimit të vazhdueshëm drejt drejtësisë, barazisë dhe lirisë për të gjithë kosovarët. “Kushtetuta e Kosovës paraqet dëshmi të përkushtimit tuaj

E ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, ka thënë se Kushtetua e Kosovës është dëshmi e përkushtimit dhe udhërrëfyes që shërben si kujtesë e rrugëtimit të vazhdueshëm drejt drejtësisë, barazisë dhe lirisë për të gjithë kosovarët.
“Kushtetuta e Kosovës paraqet dëshmi të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe mbrojtjes së lirive themelore. Është dokument i gjallë që ruan vlerat që udhëheqin këtë vend”, u shpreh ajo, transmeton klankosova.tv.
Këtë deklarim, Prattipati e bëri të martën gjatë shënimit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, organizim ky nga Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ajo u shpreh se ka kënaqësinë të jetë pjesë në mesin e shumë mysafirëve për të shënuar Ditën e Kushtetutës.
Pattipati, shoti se Kushtetuta shërben si udhërrëfyese drejt një shoqërie ku të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike apo prejardhja e tyre kanë të drejta dhe mundësi të barabarta.
E ngarkuara me punë në Misionin e SHBA-së në Kosovë, gjithashtu shtoi se sot janë për të nderuar një individ, puna e së cilës ka qenë instrumentale në forcimin gjyqësor të Kosovës, pra ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.
Ajo sipas Betimi për Drejtësi, tutje u shpreh se me detyrën e saj si kryetare e kësaj Gjykate, Caka-Nimani ndikoi në qasjen e saj të drejtë dhe të paanshme ndaj ligjit.
”Pasioni i Gresës për drejtësi, paanshmëri dhe transparencë hodhi themelet që do të kenë ndikim të vazhdueshëm në sistemin ligjor të Kosovës”.
Po ashtu, tha se Caka-Nimani tregoi se gjyqësori është i pavarur dhe thelbësor për ruajtjen e ekuilibrit të pushtetit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një shoqëri demokratike.
”Kjo punë e pandalshme shërben si frymëzim për të gjithë ata që përpiqen për drejtësi dhe qeverisje efektive në Kosovë”.
Veç kësaj, Pattipati shtoi se kjo Gjykatë mund të krenohet më shumëçka, duke filluar nga viti 2009 kur me vendimet e saj është kthyer në gurthemel të kornizës ligjore të vendit dhe se vendimet e saj vazhdojnë të ndërtojnë evolucionin ligjor dhe demokratik të Kosovës.
Sipas saj, besimi i publikut në Kushtetuese, është dëshmi e efektivitetit të saj.
“Sipas një ankete të perceptimit publik të vitit 2024, 78% e kosovarëve besojnë se Gjykata është e paanshme dhe e pavarur”, tha ajo.
Prattipati theksoi se është një shifër e jashtëzakonshme, që tregon shumë për integritetin e Gjykatës dhe rolin e saj në ruajtjen e drejtësisë për të gjithë. Tha se ky rezultat është arritur pas viteve të tëra të përkushtimit ndaj parimeve të drejtësisë.
“SHBA-ja vazhdon të mbështesë institucionet gjyqësore në Kosovë dhe rolin e tyre të rëndësishëm për të kërkuar përgjegjësi nga aktorët qeveritarë”, u shpreh Prattipati.
Veç kësaj, ajo pohoi se e kuptojnë dhe nderojnë punën e prijësve si të Gresa Caka-Nimanit, të cilët janë të përkushtuar për të siguruar që drejtësia të dhe paanshmëria nuk janë vetëm ideale, por realitete për popullin e Kosovës.
Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), të martën organizoi shënimin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në këtë ngjarje, u theksua rëndësia historike e Kushtetutës, të arriturat dhe sfidat e jetësimit të Kushtetutës në praktikë.
Në këtë ngjarje, Koalicioni i organizatave joqeveritare nderoi Gresa Caka-Nimanin, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me një mirënjohje që vlerëson angazhimin dhe kontributin e saj të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.