Presidentin polak: Arsenali bërthamor francez vërtet mund të ndihmojë në mbrojtjen

“Arsenali bërthamor francez vërtet mund të ndihmojë në mbrojtjen e Polonisë”, tha presidenti polak Andrzej Duda në një deklaratë. Siç shkruan Politico, Duda, i cili më parë ka bërë thirrje që Polonia të presë disa nga armët bërthamore amerikane në tokën e saj për të penguar agresionin rus, tha se kokat franceze mund të forcojnë gjithashtu [...]Read More...

Presidentin polak: Arsenali bërthamor francez vërtet mund të ndihmojë në mbrojtjen

“Arsenali bërthamor francez vërtet mund të ndihmojë në mbrojtjen e Polonisë”, tha presidenti polak Andrzej Duda në një deklaratë.

Siç shkruan Politico, Duda, i cili më parë ka bërë thirrje që Polonia të presë disa nga armët bërthamore amerikane në tokën e saj për të penguar agresionin rus, tha se kokat franceze mund të forcojnë gjithashtu mbrojtjen polake.

“Unë besoj se ne mund t’i pranojmë të dyja zgjidhjet”, tha presidenti.

Bëhet e ditur se presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar shtrirjen e të ashtuquajturës ombrellë bërthamore franceze për aleatët evropianë, mes frikës se Rusia një ditë mund të ketë synim një tjetër shtet evropian.

Me rreth 300 koka bërthamore, Franca është i vetmi anëtar i BE-së që zotëron armë të tilla dhe një nga tre anëtarët e NATO-s, së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Polonia dhe Danimarka janë shprehur më parë të hapur ndaj idesë për të qenë nën mbrojtjen bërthamore franceze.

Në mars, kryeministri polak Donald Tusk tha se Polonia po “diskutonte seriozisht” mundësinë me Francën, e cila ka marrë vrull pas paralajmërimeve nga SHBA se Shtëpia e Bardhë e Donald Trump mund të mos garantojë sigurinë e Evropës në të ardhmen.

Ndryshe, Varshava ka rritur në mënyrë dramatike aftësitë e saj ushtarake konvencionale në vitet e fundit përballë agresionit rus, kështu që forcat e saj të armatosura tani numërojnë 200,000 ushtarë, shumica në BE – dhe shpreson të ndërtojë një ushtri prej gjysmë milioni në vitet e ardhshme.