Presidentja Osmani kujton përvjetorin e mas*akrës së Polacit dhe asaj të Qabiqit: Pjesë e historisë sonë, e të vërtetës që nuk guxon të harrohet
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrat e fshatrave Polac dhe Abri e Poshtme. 26 vite më parë në Polac u vranë 78 martirë të fshatit dhe vendeve të tjera përreth. Osmani ka thënë se sot përulen me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrat e fshatrave Polac dhe Abri e Poshtme.
26 vite më parë në Polac u vranë 78 martirë të fshatit dhe vendeve të tjera përreth.
Osmani ka thënë se sot përulen me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë.
“Në prillin e vitit 1999, Polaci dhe fshatrat përreth përjetuan njërën nga ofansivat më të egra të regjimit gjenocidal serb. Brenda një jave, u vranë 78 civilë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Sot përulemi me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë”.
“Më 7 prill të atij viti, makineria vrastare serbe sulmoi edhe Qabiqin, ku ekzekutoi 10 civilë, në një tjetër krim që dëshmon përmasat e terrorit që ushtrohej mbi popullsinë shqiptare në atë kohë”, ka shkruar Osmani.
Komunikata e plotë: