Presidentja Osmani merr pjesë në darkën shtetërore në Zvicër: Ngrihet dolli për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në darkën shtetërore të organizuar nga presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe Këshilli Federal zviceran. Në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Zvicër. Në një atmosferë miqësore dhe solemne, u ngrit dolli për miqësinë e […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në darkën shtetërore të organizuar nga presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe Këshilli Federal zviceran.
Në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Zvicër.
Në një atmosferë miqësore dhe solemne, u ngrit dolli për miqësinë e fortë mes popullit të Kosovës dhe atij zviceran, si dhe për të ardhmen e ndritur të partneritetit mes dy shteteve.
Osmani falënderoi Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe diasporën.