Presidentja Vjosa Osmani pret Edi Ramën në turin Ballkanik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur ditën e sotme Edi Ramën, në kuadër të turit Ballkanik për Procesin e Berlinit që kryeministri shqiptar po zhvillon. Pas Maqedonisë së Veriut, Rama mbërriti në Prishtinë pasditen e sotme, aty ku u prit nga Osmani. Me një postim në llogarinë e saj në Twitter, presidentja e Kosovës […] The post Presidentja Vjosa Osmani pret Edi Ramën në turin Ballkanik appeared first on Newsbomb Albania.

Presidentja Vjosa Osmani pret Edi Ramën në turin Ballkanik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur ditën e sotme Edi Ramën, në kuadër të turit Ballkanik për Procesin e Berlinit që kryeministri shqiptar po zhvillon.

Pas Maqedonisë së Veriut, Rama mbërriti në Prishtinë pasditen e sotme, aty ku u prit nga Osmani. Me një postim në llogarinë e saj në Twitter, presidentja e Kosovës njofton se në takimin e zhvilluar u diskutuan proceset e agjendës ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Mëngjesin e nesërm, Rama do të zhvillojë takimin e rradhës në Bosnje për të vijuar më pas në Mal të Zi dhe në fund, Serbi.

Më poshtë, postimi i Vjosa Osmanit në Twitter:

Me KM @ediramaal diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s & Samitin e Procesit të Berlinit.

Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit - është në të mirë të qytetarëve tanë & në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 6, 2023

The post Presidentja Vjosa Osmani pret Edi Ramën në turin Ballkanik appeared first on Newsbomb Albania.