Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt
Princesha Sofia e Suedisë ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre djem. Anëtarja e re e familjes mbretërore suedeze është e nënta në renditjen e nipërve të Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia. Ajo është e teta në radhën e fronit, [...]Read More...

Princesha Sofia e Suedisë ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre djem.
Anëtarja e re e familjes mbretërore suedeze është e nënta në renditjen e nipërve të Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia. Ajo është e teta në radhën e fronit, por nuk mban titullin HRH, sipas vendimit të marrë nga Mbreti i Suedisë.
Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur pallati përmes një postimi në Instagram. Sipas Daily Mail, foshnja ka lindur mesditën e së premtes, 7 shkurt, në spitalin Danderyd pranë Stokholmit.
Princess Sofia of Sweden and Prince Carl Philip are snapped smiling as they leave hospital in Stockholm with their new baby girl https://t.co/wyaRZeJjNC
— Daily Mail Australia (@DailyMailAU) February 9, 2025
Një ditë pas lindjes, çifti është fotografuar duke dalë nga spitali me të porsalindurën. Ata ishin veshur ‘casual’ me princeshën duke buzëqeshur para kamerës, të veshur me pantallona të errëta, një pulovër kremi dhe pelerinë. Ajo e kompletoi look-un e saj me një kapele bejsbolli dhe çizme të errëta.
Princesha Sofia njoftoi shtatzëninë e saj të katërt shtatorin e kaluar, pasi mori pjesë në dasmën e Princeshës Martha Louise të Norvegjisë me shamanin amerikan Durek Veret./abcnews.al