A pritet shi në Zvicër gjatë tetorit?

A pritet shi në Zvicër gjatë tetorit?

Pas një shtatori jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të thatë, tetori në Zvicër nis me reshje shiu dhe një rënie të lehtë të temperaturave, transmeton albinfo.ch.

Një front i ftohtë nga Franca pritet të mbërrijë të enjten, duke sjellë rrebeshe shiu kryesisht në Jura dhe pjesët perëndimore të vendit. Në këto zona mund të bien deri në 20 litra shi për metër katror, ndërsa në Rrafshnaltën zvicerane, përfshirë Aargau dhe Cyrihun, priten deri në rreth 10 litra.

Megjithatë, meteorologët vlerësojnë se këto reshje nuk do të mjaftojnë për të ndryshuar situatën e thatësirës. Për një përmirësim të dukshëm do të nevojiteshin reshje më të rregullta dhe të moderuara gjatë një periudhe më të gjatë.

Nga e premtja moti pritet të qetësohet sërish. Gjatë fundjavës temperaturat do të jenë rreth 20 deri në 23 gradë, me alternim të diellit dhe vranësirave. /Albinfo.ch

The post A pritet shi në Zvicër gjatë tetorit? appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.