Projeksioni i Shenoll Muharremit për zgjedhjet: VV-ja 35%, PDK-ja 22.5%, LDK-ja 21.65%, AAK-ja 9.94%
Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka publikuar projeksionin përfundimtar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se këto matje nuk janë sondazh, por vlerësim i potencialit të partive politike. Sipas këtij projeksioni, Vetëvendosje merr 35%, PDK-ja 22.5%, LDK-ja 21.65% kurse AAK-ja 9.94%. Postimi: Të dashur, Parashikimi im për këto zgjedhje mbetet i ngjashëm me

Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka publikuar projeksionin përfundimtar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se këto matje nuk janë sondazh, por vlerësim i potencialit të partive politike.
Sipas këtij projeksioni, Vetëvendosje merr 35%, PDK-ja 22.5%, LDK-ja 21.65% kurse AAK-ja 9.94%.
Postimi:
Të dashur,
Parashikimi im për këto zgjedhje mbetet i ngjashëm me analizën e publikuar në dhjetor 2024. Edhe pse fushata ka qenë dinamike dhe mjaft pozitive, nuk ka pasur indikatorë të fuqishëm që mund të ndryshojnë ndjeshëm rrjedhën e rezultateve.
Ky nuk është një sondazh dhe as një matje e opinionit publik. Ky është një vlerësim i potencialit të partive, i bazuar në të dhëna të plota dhe një analizë të gjerë të faktorëve sasiorë dhe cilësorë, përfshirë performancën afatgjate të secilës nga partitë kryesore.
Sigurisht asnjë analizë nuk mund të pretendojë saktësi të plotë. Askush nuk e di rezultatin përfundimtar, por trendet dhe drejtimet janë të dukshme. Përderisa sistemi po korrigjohet dhe balancohet pas zgjedhjeve të vitit 2021, ndryshimet janë të pashmangshme.
Si pritet të formësohet rezultati?
– LVV është në një proces tkurrjeje apo korreksioni të natyrshëm nga rezultati i jashtëzakonshëm i vitit 2021.
– PDK dhe LDK janë në rritje, duke rikuperuar humbjet dramatike të zgjedhjeve të kaluara.
– LDK pritet të ketë një rritje rreth 70%, ndërsa PDK rreth 35%, bazuar në analizat dhe trendet e deritanishme.
Këto zgjedhje do të sjellin një qeveri më të balancuar, duke e bërë të pamundur qeverisjen e njëanshme. Partitë politike do të detyrohen të bashkëpunojnë, të dëgjojnë njëra-tjetrën dhe të marrin vendime më të pjekura për të ardhmen e Kosovës.
Në fund, të gjithë jemi fitues!